Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu pati sot një mbledhje online me kryebashkiakët e Matit, Klosit, Bulqizës e Dibrës, drejtuesit e katër zyrave vendore të arsimit, zyrtarët e njësive vendore të Shëndetit Publik, nënprefektët, etj.
Zyrat vendore të arsimit dhe drejtuesit e bashkive theksuan se prej ditësh kanë përgatitur objektet shkollore për të pritur në kushte normale nxënësit. Sipas tyre klasat janë lyer, dezinfektuar dhe pastruar. Janë marrë gjithashtu masa për sigurimin e ujit dhe energjisë elektrike në çdo shkollë. Po ashtu janë blerë nga bashkitë termometrat dixhital për të gjitha shkollat 9 vjeçare dhe të mesme.
Sakaq nga njësitë vendore të Shëndetit Publik është caktuar personeli shëndetësor që do të kontrollojë temperaturën e nxënësve. Po bëhet kujdes që protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit të zbatohet për çdo turn të mësimit.
Prefekti nga ana e tij kërkoj zbatimin me korrektësi të masave anti Covid dhe institucionet të bashkëpunojnë mes tyre, në mënyrë që proçesi mësimor të vijojë normalisht.