Analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.
Prej kohësh ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska”.
Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor.
Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran. Ka qenë e ëma ajo që ka konfirmuar ngjarjen e rëndë.
Ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.
