Armand Pellumb Spathara ka ndërruar jetë ditën e sotme nga COVID-19, duke mos e fituar dot betejën e tij me këtë virus. Ai prej ditësh ishte i intubuar në Spitalin Shefqet Ndroqi, ku gjendja shëndetësore u përkeqësua më shumë duke rezultuar fatale.
Spathara ishte me profesion inxhinier në OSHEE Berat, ndërsa lajmi është konfirmuar pikërisht nga kolegët e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për familjarët.
“Armand Pellumb Spathara u largua sot nga jeta prej virusit COVID-19 befasisht , duke lënë trishtim mes nesh. Një Inxhinier profesionist , një mik i mirë, por mbi të gjitha gjithmonë i qeshur . Me 1 eksperiencë prej më shumë se 20 vite në drejtorinë e OSHEE Berat, do të kujtohet gjithmonë për kontributin e dhënë në sektorin e dispecerisë.I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkohemi me dhimbjen e tyre! Qofsh i parajses Mandi “, shkruhet në statusin e OSHEE Berat
