Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prej shtatorit thjeshtohet modeli i vlerësimit të nxënësve në shkollat shqiptare

18:38 / May 9, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kushi 590x354 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke nisur nga viti i ardhshëm shkollor 2022-2023 do të futen në zbatim ndryshimet e miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në paketën e vlerësimit të nxënësve në Arsimin Parauniversitar.

Prezantimi i këtyre ndryshimeve është bërë sot në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Këto ndryshime kanë për qëllim vlerësimin sa më objektiv të nxënësve dhe lehtësojnë mësuesit nga aspektet burokratike që të fokusohet sa më shumë në punën interaktive me nxënësit.

Ministrja Kushi ka falënderuar të gjithë ekspertët, mësuesit, dhe drejtuesit e institucioneve arsimore për punën intensive të këtyre muajve. Këto ndryshime vijnë pas një pune disa mujore, takime dhe konsultime mes përfaqësuesve nga ZVA-të, drejtorëve të shkollave, mësuesve të arsimit fillor dhe cikleve të tjera, duke i dhënë procesit kohën e duhur për të marrë vendime sa më të drejta në interes të nxënësve dhe mësuesve.

Gjatë këtij procesi janë vënë re dhe më pas janë reflektuar ndryshimet që do të lehtësonin punën e mësuesve, duke ruajtur parimin e transparencës, vlefshmërisë së vlerësimit, ekuilibrin mes volumit të punës së nxënësve dhe mësuesve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës “Besa” në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat në krye të shqetësimeve

18:39 / September 4, 2026

Kuvendi rikthehet pas pushimeve/ Ja datën kur rinisin punimet parlamentare dhe çfarë përmban rendi i ditës

17:43 / September 4, 2026

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama: E shpronësojmë, e bëjmë ullishte tokën e sherrnajës

16:01 / September 4, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.