TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Njihuni me shenjat më detektive të horoskopit

23:58 / September 21, 2023

Përplasjet brenda republikanëve rrezikojnë mbylljen e qeverisë në SHBA

23:45 / September 21, 2023

Pas kësaj videoje nga Milano fansat janë të bindur se Kiara është shtatzënë

23:30 / September 21, 2023

“Bild” jehonë fjalimit të Ramës: I vuri frenat ankesave të Rusisë para gjithë botës

23:23 / September 21, 2023

Binaj: “Politikanët në Shqipëri thonë çfarë nuk bëjnë dhe bëjnë çfarë nuk thonë”

23:09 / September 21, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Prej vitesh qytetarët rreken të blejnë drejtësinë, shpresa e vetme Vettingu

12:15 / January 10, 20193 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga avokatja Denisa Daka

Skandali në Gjykatën e Fierit, ku të gjithë bashkë pame sesi një gjyqtar kërkonte para e favore seksuale në këmbim të një vendimi kujdestarie, suportuar nga një psikologe gjykate, nuk ehte i pari në morinë e shumë episodeve e ngjarjeve të tjera qē ndodhin çdo ditë në dyert e gjyqësorit shqiptar.

Një mori episodesh të tjera përcillen çdo ditë nga qytetarë të shumte, pranë organeve të vettingut tashmë, raste flagrante të etikës e mungesës së profesionalizmit të togave të zeza, ndërsa prej vitesh pluhuri i harresës ka mbuluar ndër vite shqyrtimin e çdo njërës prej tyre.

Fakti i të berit publik i këtij rasti, i cili konsiderohet skandal në këto përmasa, u bë shkak të çojë nē pranga këta të fundit.

Është e dhimbshme dhe e pafalshme absolutisht për gjithë çfarë ndodh e ç’ka ndodhur përgjatë 28 viteve, në “tempullin e drejtësisë”.

Mijëra qytetarë përgjatë këtyre viteve janë rrekur të gjejnë mundësi e alternativa pafund për të blere lirinë, kujdestarinë e fëmijëve, shtëpinë a pronën e tyre, vendin e punës humbur padrejtësisht e në shumë raste dhe nderin a qetësinë e mohuar a nëpërkëmbur, përmes një kaluari përpjekjesh titanike.

Fare pak syresh gjyqtarë a prokurorë janë larguar apo pezulluar nga detyra pas konstatimit të rasteve flagrante krejt, ndërsa askush nuk ehte detyruar të shpërbleje dëmin e shkaktuar apo të kërkoje ndjesë publike në favor të të dëmtuarve të cilët padrejtësisht kanë mbajtur mbi supe kusuret e zullumeve të tyre.

Në shumë raste gjyqtarë e prokurorë janë suportuar e mbështetur ndër vite jashtë çdo kriteri nga organet mbikëqyrëse, ç’ka ka sjelle një perceptim tejet të rende e të skajshëm para publikut, duke i konsideruar në shumë raste këto institucione bashkëpunëtore në krim.

Të tjerë syresh, qytetarë të shumtë, pa mundur të gjejnë fijet e duhura për të zgjidhur problemet e tyre, kane vajtuar pa limit pamundësitë a dështimin për të fituar të drejtën, përballe një sistemi të kalbur e problematik që kutërbon prej vitesh.

E ndërsa Vettingu po vijon me hapa të ngadalte e SPAK do tē marrë dhe ca kohë të ndezë motorrët për të nisur, dhjetëra syresh gjyqtarë e prokurorë të korruptuar e jo profesionale anembanë Shqipërisë, vijojnë qetësisht “punët” e tyre,.

Në morinë e proceseve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokuroreve nga organet e Vettingut, kriteri i integritetit dhe profesionalizmit kaloi në shumë raste tangjent krejt, ndera në mendjen e shumëkujt lanë gjurmë veç pasuri të shumta a llogari të fshehura a të padeklaruara, të dhuruara me bujari nga familjarët e tyre.

Do të ish frytdhënëse dhe efikase, që çdo ankesë e ligjshme dhe e drejte e çdo qytetari drejtuar drejtuar organeve tē Vettingut, të vinte menjëherë në lëvizje këto të fundit, për të nxjerrë përballe ligjit secilin prej tyre, duke i bërë nder këtij sistemi, qytetarëve të këtij vendi posaçërisht.

Në rast të kundërt mbledhja dhe arshivimi i ankesave për t’u shqyrtuar në një kohë (pa kohē) për secilin prej tyre, përveçse do të krijonte një precedent te rrezikshëm do t’u jepte mundësi e shans serish këtyre të fundit, të vijonin me demet e tyre pa limit.

Ndera njē pjesë e togave të zeza i bëjnë nder këtij sistemi, shumë syresh duhen larguar sa me pare për t’i kthyer shansin e mundësitë e humbura gjithsecilit prej nesh.

Të gjithë bashkë shpresojmë që vullneti i mire dhe qasja e duhur ndaj këtij fenomeni të rënde, një sistem rregullash përmes institucioneve të pavarura që garantojmë zbatimin e ligjit, të nxjerrë nga agonia një sistem të tërë, i cili po shkallmon e prish jetë njerëzish çdo ditë./ Tirananews/

Shpresa Vettingu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Vrasja në Shkodër/ 33-vjeçari u gjet i vdekur jashtë automjetit të tij

22:53 / September 21, 2023

Të shtëna me armë në Shkodër, vritet një person

22:28 / September 21, 2023

E reja që ushtronte prostitucion në qendrat e mesazhit rrëfen si rekrutohen vajzat 16-vjeçare: Konsumohet kokainë! Pronarët bashkëpunojnë me policinë

22:26 / September 21, 2023

Begaj: Shqipëria komb i vogël me demokraci të re, por ka histori të shënuar nga luftëra që nuk i zgjodhi

22:15 / September 21, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Vrasja në Shkodër/ 33-vjeçari u gjet i vdekur jashtë automjetit të tij

22:53 / September 21, 2023

Të shtëna me armë në Shkodër, vritet një person

22:28 / September 21, 2023

E reja që ushtronte prostitucion në qendrat e mesazhit rrëfen si rekrutohen vajzat 16-vjeçare: Konsumohet kokainë! Pronarët bashkëpunojnë me policinë

22:26 / September 21, 2023

Begaj: Shqipëria komb i vogël me demokraci të re, por ka histori të shënuar nga luftëra që nuk i zgjodhi

22:15 / September 21, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Njihuni me shenjat më detektive të horoskopit

23:58 / September 21, 2023

Përplasjet brenda republikanëve rrezikojnë mbylljen e qeverisë në SHBA

23:45 / September 21, 2023

Pas kësaj videoje nga Milano fansat janë të bindur se Kiara është shtatzënë

23:30 / September 21, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.