Sara Hoxha së bashku me familjen e saj prej ditësh po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj dhe vazhdimisht po bën thirrje për solidaritet mes qytetarëve për të qëndruar në shtëpi.

Ajo, Ledioni dhe dy fëmijët e vegjël janë izoluar tashmë dhe vetëm pak minuta më parë ajo i ka kërkuar ndjekësve të saj të bëjnë durim dhe të mos dalin nga shtëpia sepse po rrezikojnë kështu jetën e njerëzve vulnerabël që kanë edhe riskun më të lartë për t’u prekur. Ajo flet për vëllain e saj Itanin 12-vjeçar që siç zbuloi Sara vuan nga diabeti Tipi 1.
