Premier League ka regjistruar 18 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19).
“Premier League mund të konfirmojë që, midis së hënës së 21 dhjetorit dhe së dielës së 27 dhjetorit, 1 479 lojtarë dhe staf i klubeve u testuan për COVID-19. Nga këto, ka 18 raste të reja pozitive”, theksoi PL në një njoftim.
Emrat e lojtarëve ose pjesëtarëve të stafit nuk u përmendën.
Ata që u testuan pozitiv për virusin do të futen në karantinë për 10 ditë.