Premier League përsërit dënimin e saj të thellë të luftës që po zhvillohet në Ukrainë pas pushtimit nga ushtria ruse. Këto dy javë konflikti kanë tronditur shumë futbollin anglez dhe mbi të gjitha Chelsean, i cili e gjeti veten të detyruar të pranonte lamtumirën e pronarit të tyre, manjatit rus Roman Abramovich.
Premier, megjithatë, donte mbi të gjitha të përsëriste fuqishëm thirrjen “jo luftës” të shkruar me shkronja të qarta në çdo pjesë të stadiumeve të ndryshme, në monitorë dhe me ngjyrat verdheblu të flamurit ukrainas të pranishme në çdo vend të pushtuar nga tifozët në tribuna.
Në orët e fundit edhe kryesimi i futbollit anglez ka lëshuar një deklaratë surprizë, e cila nxjerr në pah vendimin për mbylljen e vizionit të kampionatit në Rusi. “Premier League dhe klubet e saj kanë vendosur njëzëri sot të pezullojnë marrëveshjen tonë me partnerin televiziv rus Rambler (Okko Sport) me efekt të menjëhershëm dhe të dhurojnë 1 milion sterlina për të mbështetur popullin ukrainas” Që nga mëngjesi i kësaj jave, pra, Premier League nuk do të jetë më e dukshme në Rusi!
