Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Premtimi nga Belind Këlliçi: Do të emërojmë një nënkryetar veç për punët e fshatit

12:30 / May 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
345602738 242293911812891 4953808189343636169 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi po mendon emërimin e një nënkryetari, dedikuar vetëm fshatit. “Me Belind Këlliçin kryetar, fshatrat e Tiranës do të përfaqësohen me një nënkryetar në bashkinë e Tiranës. Që do dedikohet vetëm, vetëm për punët, investimet dhe rritjen e potencialit ekonomik të fshatit të Tiranës. Është e pafalshme që fshatrat e Tiranës sot janë në gjendje të mjerueshme”. Në takimet elektorale me banorë të Petrelës, Farkës. Këlliçi përsëriti premtimin që drejtuesit e njësive administrative të zgjidhen nga vetë qytetarët.

“Se çfarë është mirë për ju këtu në zonën e Petrelës dhe të Bërzhitës e dini ju. Unë kam për detyrë, e para të rikthej kompetencat e plota të drejtuesve të njësive administrative, për shkak të një dështimi total dhe të plotë të reformës territoriale të vitit 2014, që ka larguar qytetarin nga shërbimet. Kështu që unë ju jap fjalën, që pas 14 majit, drejtuesit tuaj do t’i zgjidhni ju”.

Heqja e taksës së ndërtimit për shtëpitë e para, ishte angazhimi që Këlliçi mori para banorëve të Petrelës. “Premtimi i parë është që për shtëpitë e para do të heqim dhe do të lehtësojmë padiskutim taksën e ndërtimit. Për shtëpitë e para, është shumë e rëndësishme. Një problem që ma keni thënë që ditën e parë që kam ardhur në Bërzhitë dhe të cilin pas 14 majit unë do ta bëj realitet”.

Infrastrukturë rrugore për zonat rurale, subvencione për fermerët dhe furnizimi me ujë ishin disa nga pikat e planit që kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u prezantoi banorëve te zonave rurale.

belind kellici
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.