Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Premtohen investime në qytetin e Shëngjinit

23:46 / February 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shengjini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse ka diell, atëherë Shengjinit nuk i mungojnë vizitorët. Gjatë kësaj periudhe numri i tyre ka ardhur në rritje. Për këtë arsye, krijimi i kushteve dhe një paraqitje dinjitoze e kësaj zone bregdetare ka sjellë domosdoshmërinë e nderhyrjeve.

Administratori i Shëngjinit Gjok Deda thotë se ky është fillimi i ndërhyrjeve të cilat do të pasohen deri në krijimin e një ambjenti sa më optimal për të gjithë ata që do të zgjedhin këteë zonë bregdetare për të vizituar edhe në këtë periudhë.

 “Po bejme largmin e rëres nga shetitorja, po pastrohet lulishtja pergjatë saje për të vijuar me mbjedhjen e pemëve dekorative dhe menjëherë do të bëhet edhe pastrimi i plazhit nga mbeturinat që ka sjellë deti, kryesisht kohët e fundit, në mënyrë që vizitorët dhe turistët të gjejnë një ambjent sa më të përshtatshëm”, shprehet administratori Deda

Në Bashkinë e Lezhës, bregdeti nuk shihet vetem si turizem veror. Drejtori i Turizmit në këtë bashki, Ardian Laçi është i bindur se zgjedhja e Shengjinit edhe gjatë stinës së pranverës do të jetë e madhe.

“Bregdeti i Shengjinit nuk është një turizëm vetëm 3 mujor, por mundëson më shumë. Këto resurse që ka Lezha dhe Shengjini po promovohen në mënyrën më të mirë. Ne vazhdimisht do të ndërhyjmë edhe në këtë periudhë në mënyrë që t’u krijojmë kushte sa më optimale të gjithë atyre që do të udhëtojnë dhe e duan Shengjinin”, ka theksuar Laçi

Bashkia e Lezhës kërkon një përfshirje më të madhe të të gjithë aktorëve në përmirsimin e kushteve kryesisht në bregdet që ka edhe përqendrimin më të madh të vizitorëve e turistëve, me përqendrim pastrimin e zonave problematike dhe që prej vitesh janë lënë jashtë hartave të turizmit.

investime plazhi shengjini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.