Pas përfundimit të votimeve në Greqi për Parlamentin Europian, sipas exit Poll-eve, partia fituese është Demokracia e Re, lideri i së cilës ka paralajmëruar Shqipërinë se do të vërë veton kundër integrimit në BE.
Exit Poll-et flasin se Demokracia e Re ka marrë nga 32 deri 36% të votave, SYRIZA 25-29%, Lëvizja për Ndryshim (PASOK) 7-9%, Agimi i Artë 5-7%, po aq sa edhe partia komuniste.
Ndërsa vlerësimi i parë për rezultatin e zgjedhjve do të bëhet rreth mesnatës, në Greqi Demokracia e Re konsiderohet fituese e zgjedhjve, përballë kryeministrit aktula Aleksis Tspiras.
Kujtojmë se ditët e fundit, kryeministri Tsipras u bëri thirrje qytetarëve që në këto zgjedhje t’i japin votëbesim qeverisë së tij. “Nëse nuk marr votëbesimin që kërkova, atëherë çdo gjë është e hapur”, deklaroi kryeministri duke lënë të hapur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.