Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Prenga shpërthen ndaj Laçit: Ngjajmë si ekip veteranësh

22:24 / March 13, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Prenga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri i Laçit, Besnik Prenga, foli pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”. Tekniku kurbinas u shpreh tepër i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës duke ngritur “kambanat” e alarmit për momentin jo të mirë që bardhezinjtë po kalojnë.

Çfarë nuk funksionoi?
Nuk e kisha përgatitur ndeshje për ta pritur Tiranën. Ne kemi kohë që nuk luajmë hiç. Nuk kemi pësuar humbje të tilla. Kemi luftuar për topin e parë. Ndërsa sot nuk bëmë asgjë. Ishte fitore e merituar e Tiranës.. Do jetë shumë e vështirë ta fitojmë Kupën. Luajtëm përballë një ekipi shumë më të mirë se ne. Ka kohë që ne nuk po luajmë hiç. Edhe ndeshjen me Partizanin nuk e di as unë si e morëm. Ndeshja sot u dominua nga Tirana, nga të gjitha anët.

Cili është objektivi i Laçit?
Unë nuk dorëzohem. Ne besojmë ose mendojmë që të ndodhë diçka tjetër. Po nuk ndryshuam, ne ngjajmë me ekip veteranësh, jo me ekip serioz. Është koha për të ndryshuar diçka. Nuk bëjmë asnjë gjë. Presim minutat të kalojnë. Nuk mund të dilnim më mirë.

Nuk je i kënaqur as me lojtarët as me lojën…
Kemi pasur fatin që kanë gabuar edhe të tjerët. Kemi bërë 2-3 ndeshje të mira, të tjerat janë pasiguri, ndeshje luftë dhe jo ndeshje futbolli. Mbas ndeshjes nuk e dimë çfarë kemi bërë. Përgjegjësia është e imja. Në janar mund të bënim zgjedhje më të mira. Ne jo vetëm që nuk e forcuam ekipin, po nuk e kemi rivalizuar. Sot ndodhi ajo që meritonim me kohë.

Cili mendoni se është problemi?
Çunat janë të mrekullueshme dhe të dëgjojnë. Por tjetër gjë janë miqësoret, tjetër gjë janë ndeshjet e kampionatit. Ne nuk e kemi gjetur kush bën diferencën. Momentalisht s’jemi ekip që mund të luajmë në sulm. Gjendja jonë është kjo. Prandaj është shumë e rëndësishme që të gjithë të fillojnë të kuptojnë, që duhet të nxjerrim jo vetëm djerës, por edhe gjak, për ta mbaruar ndeshjen me sukses.

A është kjo skuadër e aftë të shkojë në Kupat e Europës këtë sezon?
Unë jo më kot iu kam rënë kambanave. Duhet të bëjmë të pamundurën për të bërë diçka. Kemi që nga janari që po përpiqemi të ndryshojmë diçka. Nuk ia kam arritur qëllimit. 2 ndeshjet që kemi fituar nuk kanë qenë ndeshjet që na kanë kënaqur me nivel. Unë nuk flas fjalë boshe. Kjo nuk është rrugë e mirë. Laçi ka emër. Vitet e fundit ka traditë në Europë dhe kampionatin shqiptar. Erdha me qëllimin për të ndryshuar diçka. I pari që kam dështuar jam unë. Kryesorja është që ne të mbledhim mendjen dhe zemrën dhe të vendosemi në shërbim të klubit për të dalë nga kjo situatë.

akuza laci prenga skuadra veterane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.