Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenca daneze e BE: Partitë në Shqipëri të mbështesin planin ambicioz të qeverisë për negociatat

15:00 / July 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1752581193 mariebjerre11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenca daneze e Bashkimit Evropian e mbështet planin ambicioz të Shqipërisë për negociatat me Brukselin dhe i bën thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri që ta punojnë për ta realizuar këtë objektiv.

Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, e ka cilësuar ecurinë e Shqipërisë me negociatat si mbresëlënëse dhe të jashtëzakonshëm.

“Ne mirëpresim hapjen e 4 grupkapitujve për negociatat nga tetori 2024 në maj 2025, që përbëjnë një total mbresëlënës prej 24 kapitujsh. Një rezultat e jashtëzakonshme. Ne mbështesim objektivin e Shqipërisë për të vijuar në këtë rrugë dhe inkurajojmë të gjithë forcat politike të ndjekin planin ambicioz për mbylljen e procesit të negociatave. Në presim të hapim edhe 2 grupkapitujt e tjerë sa më shpejt të jetë e mundur kur të arrihen kushtet. Ne gjithashtu mezi presim të mbajmë konferencën e 4 ndërqeveritare për të hapur grupkapitullin 4, që ka të bëjë me agjendën e gjelbër dhe ndërlidhjen e qëndrueshme”.

Në një raportim në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, ministrja Bjerre tha se është objektiv i Presidencës daneze që të gjitha vendet kandidate të afrohen më shumë në mënyrë graduale me Brukselin.

“Objektivi i Presidencës daneze është që të avancojë me negociatat me të gjithë kandidatët. Presidenca do të vijojë gjithashtu të shikojë mundësitë për integrimin gradual të kandidatëve dhe të rrisë bashkëpunimin me to. Duke i lejuar vendet kandidate të marrin pjesë në çështje të ndryshme politike të Bashkimit Evropian dhe programe para anëtarësimit të plotë ne ngushtë diferencat dhe i afrojmë këto vende më afër anëtarësimit”

Danimarka mori nga Polonia Presidencën e Bashkimit Evropian më 1 korrik dhe do ta mbajë deri në fund të vitit.

daneze negociatat partite Presidenca qeverise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.