Presidenca gjermane është një mundësi e shkëlqyer që nuk duhet humbur nga Shqipëria, thotë ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një postim në Facebook.
Prej 1 korrikut, Gjermania do të kryesojë për 6 muaj Bashkimin Europian dhe për Bushatin marrja e drejtimit të BE-së në këtë moment kritik nga vendi më i fuqishëm europian shoqërohet me pritshmëri të mëdha.
POSTIMI I PLOTË I BUSHATIT
Sot, Gjermania merr drejtimin e Presidencës gjashtëmujore të BE-së. Megjithëse pesha e presidencave është relativizuar, për shkak se tanimë është Këshilli Europian, institucioni që përcakton agjendën në rrafshin e BE-së, me një horizont kohor që tejkalon gjashtë muaj, marrja e drejtimit të BE-së në këtë moment kritik, nga vendi më i fuqishëm europian, shoqërohet me pritshmëri të mëdha.
Dy prej çështjeve më themelore me të cilat pritet të përballohet Presidenca Gjermane janë: miratimi i buxhetit të ardhshëm të BE-së, i cili duhet të reflektojë edhe fondin e rimëkëmbjes, si pasojë e goditjes që mori ekonomia nga pandemia dhe marrëveshja tregtare me Mbretërinë e Bashkuar.
Për Shqipërinë, Presidenca Gjermane është një mundësi e shkëlqyer që nuk duhet humbur, për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Gjermania është një partner i ndershëm dhe i pazëvendësueshëm për Shqipërinë në rrugëtimin europian