Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kërkuar takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt të 2019.
Sipas sqarimit të bërë nga zëdhënësi i Metës, Ted Blushi këto takimi do të bëhen për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar në vend.
“Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi. Padyshim do të ketë edhe të tjera inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme!” thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Presidentit.