Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenca qipriote e BE-së: Brenda qershorit mbyllen tre kapituj me Shqipërinë

11:22 / January 29, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7143
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenca qipriote e BE-së synon që të mbyllë deri në tre kapituj me Shqipërinë brenda muajit qershor. Paraprakisht po punohet për arritjen e konsensusit mbi raportin e vlerësimit të përkohshëm për grup kapitullin e parë, themeloret.

Kushti kryesor për të vijuar procesin e negociatave me vendin tonë është zbatimi i standarteve në sundimin e ligjit.

“Ne e përgëzojmë Shqipërinë për progresin mbresëlënës të arritur deri më tani. E inkurajojmë Shqipërinë për zbatimin e reformave në mënyrë intensive, sidomos në standardet e sundimit të ligjit.
Kjo do të lejonte mbylljen e kapitujve të parë negociues. Paraprakisht, qëllimi kryesor drejt të cilit po punojmë është arritja e konsensusit mbi raportin e vlerësimit të përkohshëm për grup-kapitullin e parë, themeloret, që më pas do të hapte rrugën për të mbyllur kapitujt e parë nën presidencën tonë. Ne shohim potencial për të mbyllur dy deri në tre kapituj me Shqipërinë deri në fund të muajit qershor gjatë presidencës qipriote”
, u shpreh zv/ministja për Çështjet Evropiane e Qipros, Marilena Raouna.

Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian për Malin e Zi, zv/ministja për Çështjet Evropiane e Qipros, Marilena Raouna, tha se parashikojnë të mbyllin rreth gjashtë kapituj, në varësi të procesit të reformave.

“Për Malin e Zi, të bëhet shteti i 28-të anëtar deri në vitin 2028 është një objektiv ambicioz, por realist, nëse ky shtet vijon rrugën e reformave.
Ngritja e grupit të punës ad hoc për hartimin e traktatit të pranimit të Malit të Zi është një përparësi e presidencës tonë. Ne parashikojmë që të jemi në gjendje të mbyllim rreth gjashtë kapituj, varësisht nga procesi i reformave. Po punojmë në mënyrë intensive për formimin e grupit punues ad hoc për traktatin e pranimit.
Kjo do të ishte hera e parë pas Kroacisë që ne, si BE, do të ngrinim një grup punues ad hoc për traktatin e pranimit me një shtet kandidat nga rajoni. Ky traktat do të jetë i rëndësishëm nga një këndvështrim simbolik për mesazhin që po u dërgojmë edhe shteteve të tjera kandidate të përfshira në procesin e zgjerimit”.

Raouna tha se duhet ecur shpejt me integrimin e shteteve ballkanike, pasi në këtë rajon ka aktorë të tjerë, përveç BE-së, që kanë politika neo-ekspansioniste.

“Ballkani Perëndimor është Evropë. E kemi thënë këtë për vite me radhë. Tani është momenti kur duhet të hapet më në fund dera. Aktorë që nuk ndajnë interesat tona, aktorë që kanë politika neo-ekspansioniste, janë tashmë në rajon, ndaj popujt e Ballkanit Perëndimor po shikojnë nga ne”.

kapituj Presidenca qershor qipriote Shqipërinë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.