Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenca reagon pas lajmeve mbi lojtarët e Kombëtares: Dezinformim, është dekretuar shtetësia për 17 futbollistë

15:49 / October 26, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kombetarjaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenca ka reaguar pas disa lajmeve në mediat online mbi ligjin për shtetësinë, sipas të cilave po pengohet thirrja e futbollistëve të rinj nga trevat shqiptare në kombëtaren e Shqipërisë.

Në reagimin e shpërndarë pak më parë, Presidenca deklaron se nuk është dhe ka qenë kusht gjuha shqipe që Presidenti të dekretojë shtetësinë për futbollistët që duan të bëhen pjesë e kombëtares apo edhe shtetas të tjerë.

“Fitimi i shtetësisë shqiptare për rastet e veçanta, ku bëjnë pjesë edhe sportistët, rregullohet në nenin 9 të ligjit nr. 113/2020 “Për shtetësinë”, ku parashikohen kushtet që duhen përmbushur për fitimin e shtetësisë, të cilat janë:1. Shtetasi i huaj të ketë mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç; 2.Shtetasi i huaj të mos përbëjë kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të      Republikës së Shqipërisë. Në ligjin e lartpërmendur dhe VKM-në nr. 205, datë 06.04.2022 “Për përcaktimin e kritereve të procedurave të aplikimit, të rregullave të kryerjes së verifikimeve dhe kontrolleve të nevojshme për fitimin e shtetësisë shqiptare për kontribut të veçantë në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit”, i ndryshuar  me VKM-në nr. 478, datë 01.08.2023, nuk kushtëzohet dhënia e shtetësisë me provimin e  gjuhës shqipe, sikurse pretendohet në artikujt e disa portaleve”, thuhet në reagim, ndërsa theksohet se deri më tani, Presidenti Begaj ka dekretuar 17 aplikime për shtetësi të futbollistëve.

“Dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se, që nga koha e marrjes së detyrës, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare me procedurë të përshpejtuar për 17 futbollistë, të cilët plotësonin kriteret e legjislacionit në fuqi.

Artikujt pa autorë tregojnë në mënyrë të qartë se, në rastin më të mirë, janë shkruar  nga mosnjohës të fushës së ligjit, dhe, në rastin më të keq, me qëllim keqinformimin e opinionit publik”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë

Pasi u njohëm me artikujt e botuar në disa portale shqiptare, me objekt kushtëzimin e marrjes së shtetësisë shqiptare për sportistët, me pretendimin se u kërkohet provimi i gjuhës shqipe, sqarojmë se informacioni është i pasaktë dhe i pabazuar në fakte apo argumente juridike.

Fitimi i shtetësisë shqiptare për rastet e veçanta, ku bëjnë pjesë edhe sportistët, rregullohet në nenin 9 të ligjit nr. 113/2020 “Për shtetësinë”, ku parashikohen kushtet që duhen përmbushur për fitimin e shtetësisë, të cilat janë:1.Shtetasi i huaj të ketë mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç; 2.Shtetasi i huaj të mos përbëjë kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të      Republikës së Shqipërisë.

Në ligjin e lartpërmendur dhe VKM-në nr. 205, datë 06.04.2022 “Për përcaktimin e kritereve të procedurave të aplikimit, të rregullave të kryerjes së verifikimeve dhe kontrolleve të nevojshme për fitimin e shtetësisë shqiptare për kontribut të veçantë në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit”, i ndryshuar  me VKM-në nr. 478, datë 01.08.2023, nuk kushtëzohet dhënia e shtetësisë me provimin e  gjuhës shqipe, sikurse pretendohet në artikujt e disa portaleve.

Autoriteti përgjegjës për trajtimin e aplikimeve për rastet e fitimit të shtetësisë për kontribut të veçantë në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit është Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme. Plotësimi i kritereve ligjore dhe dokumentacionit përkatës verifikohet nga kjo agjenci dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Sportit, e cila vlerëson kontributin e kërkuesve në fushën përkatëse dhe shprehet me vendim të arsyetuar nëse kërkuesi përbën interes për shtetin shqiptar.

Futbollistët shtetas të huaj, të cilët plotësojnë kriteret ligjore për të veshur fanellën Kuq e Zi, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë pengesë nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Provimi i gjuhës shqipe nuk kërkohet dhe nuk është kriter ligjor për dhënien e shtetësise shqiptare.

Dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se, që nga koha e marrjes së detyrës, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare me procedurë të përshpejtuar për 17 futbollistë, të cilët plotësonin kriteret e legjislacionit në fuqi.

Artikujt pa autorë tregojnë në mënyrë të qartë se, në rastin më të mirë, janë shkruar  nga mosnjohës të fushës së ligjit, dhe, në rastin më të keq, me qëllim keqinformimin e opinionit publik.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

17:30 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Krim në familje, burri vret gruan me thikë në Tiranë/ Autori në kërkim

12:27 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.