Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Presidencialet në Maqedoninë e Veriut, vendimtare komunat shqiptare

20:59 / May 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Maqedonia e Veriut Presidenti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ashtu siç pritej, dallimin në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut e bëri votuesi shqiptar. Siljanovska nuk arriti ta bind komunitetin shqiptar që të votoj për VMRO DPMNE-në, e partinë opozitare nuk e përkrahi asnjë parti shqiptare.  Dallimi mes Siljanovskës dhe Pendarovskit vetëm në komunat ku dominante është popullata shqiptare, ishte 81 848 vota në favor të kandidatit të shumicës. E këtë shumicës, Siljanovska nuk arriti ta mbërrij me fitoret në komunat Maqedonase, ku dallimi mes saj dhe  Pendarovskit ishte i vogël.

Vetëm në Tetovë, Çari, Gostivar dhe Saraj, dallimi në të mirë të Pendarovskit ishte 37 767 vota. Pendarovski fitoi bindshëm edhe në Likovë, Strugë, Bogovinë e Vrapçishtë. Siljanovska dallimin më të madh e bëri në Gazi Babë, Veles dhe Kavadar, kur u mund Pendarovski me mbi 3mijë vota dallim.

Edhe OSBE doli me raportin për raundin e dytë, të cilin e cilësuan si mirë të organizuar, ku qytetarët kishin mundësi që të zgjedhin për kënd do të votojnë lirshëm.

Corien Jonker – OSBE/ODIHR : Procesi zgjedhor gjatë ditës së djeshme ishte mirë i organizuar dhe jo vetëm kjo, por edhe i qetë dhe paqësor. Të dy ditët zgjedhore treguan se sa shumë mund të arrihet kur ka vullnet të punohet nëpërmjet spektrave të ndryshme politike dhe grupeve të ndryshme etnike.

Përfaqësuesit e OSBE-së thanë që i kanë pranuar ankesat nga opozita dhe po i hetojnë rastet, kurse me disa nga ato po merret edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

maqedonia e veriut presidencialet Shqiptaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.