Presidenti Bajram Begaj dekretoi këtë të martë emërimin e Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Kingji ka drejtuar deri më tani Forcën Tokësore të FA, ndërsa më herët ka mbajtur detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Ai ka ushtruar edhe detyra të tjera, si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani, ka qenë komandanti i kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak. Me herët ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake.
