Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Presidenti Begaj në Bullgari: Shqipëria, model suksesi në kundërvënien ndaj terrorizmit

18:07 / April 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0a9b1232 b5fa 47ac badf 7ab3446aae99
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj, gjatë fjalës në samitin “The Aqaba Process Balkans Forum III”, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë, rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë si pjesë e Aleancës Globale dhe e platformave kundër terrorizmit. Begaj theksoi rëndësinë e përgjegjësisë, solidaritetit dhe angazhimit të përbashkët përballë çdo kërcënimi dhe sfide.

”Terrorizmi nuk njeh kufij, kombësi, fe apo përkatësi etnike. Ai është një kërcënim i përbashkët dhe kërkon një përgjigje të përbashkët. Shqipëria është një partner rajonal dhe global i besueshëm, me një kontribut të qenësishëm në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Përballë kërcënimeve që nuk njohin kufij, le të riafirmojmë qëllimin tonë të përbashkët, të veprojmë me vendosmëri dhe mirëkuptim me qëllim që të mbrojmë të drejtat themelore të njeriut për paqe dhe siguri”,-tha Begaj.

Presidenti i njohu pjesëmarrësit në samit me strategjitë e miratuara nga Shqipëria, për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm të cilat ofrojnë një model të qasjes gjithëpërfshirëse, ku futen institucionet shtetërore, shoqëria civile, klerikët dhe komuniteti. Ai e konsideroi histori suksesi përvojën e Shqipërisë në parandalimin e planeve me qëllim aktet terroriste.

”Përmes Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Shqipëria është transformuar në një model ekspertize rajonale. Praktika jonë për parandalimin, rehabilitimin, riintegrimin, risocializimin dhe mosangazhimin është njohur ndërkombëtarisht si praktikë e mirë nga partnerët tanë strategjikë”.

Ai bëri të ditur së këtë përvojë Shqipëria e ka ndarë me vende partnere në rajon dhe në botë. Samitin e nismës së “Aqaba Process” për sigurinë në Ballkan, Presidenti Begaj e vlerësoi si proces angazhimi dhe mundësi për ndërtimin e një qasjeje të integruar dhe proaktive në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

488445077 636695245802916 5985174786750422387 n
488393982 636695219136252 2636012987896948248 n
0a9b1232 b5fa 47ac badf 7ab3446aae99

bajram begaj Bullgari Shqipëria terrorizmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.