Presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë e Shqipërisë ndodheshin sot në Britaninë e Madhe për ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.
Begaj me anë të një postimi në “Twitter”, kreu i shtetit shkruan se ishte i nderuar që përfaqësoi Shqipërinë, ndërsa çmoi lidhjen e fortë me Mbretërinë e Bashkuar.
“I nderuar të përfaqësojë Shqipërinë në Kurorëzimin historik të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla. Duke çmuar lidhjen tonë të fortë me Mbretërinë e Bashkuar, u dërgojmë urimet tona më të mira Madhërive”, shkruan Begaj.