Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të zhvillojë ditën e hënë (15 gusht) një vizitë zyrtare në Kosovë, që do të jetë edhe vizita e parë jashtë shtetit që prej marrjes së mandatit si president. Në datat 15-16 gusht ai do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe të politikës në Prishtinë. Vizita përfshin takime me Presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Konjufca, krerët e partive kryesore politike, takim me komandantin e KFOR-IT, me ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë.
Agjenda e vizitës, si më poshtë vijon:
E hënë, 15 gusht 2022
10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.
10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve (para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës) Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.
10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes: Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës
10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës,
Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.
11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.
11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.
12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.
13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête me Albin Kurtin, Kryeministër i Republikës së Kosovës.
13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin.
15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës.
16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës.
Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.
E martë, 16 gusht 2022
Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:
09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.
09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.
10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.
10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.
11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.
12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR (Pejë).
13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.
14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.