Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Presidenti Begaj rikthehet mes arbëreshëve në Kalabri: Doja të mbaja një premtim

10:32 / May 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 05 01 at 09.48.06
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e nisi turin e dytë të vizitave në rajonin e Kalabrisë nga Civita, (Çifti), një qytet në provincën e Kozencës, i ndërtuar nga një çift arbëreshësh më shumë se 500 vjet më parë.

Për të nderuar Kreun e Shtetit shqiptar, arbëreshët në Civita kishin organizuar një pritje zyrtare në institucionin e Këshillit Komunal, ku u shkëmbyen mendime për identitetin, kombin dhe ardhmërinë si edhe për zgjidhjen e problemeve dhe forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kalabrisë.Në emër të banorëve arbëreshë në Civita, Kreut të Shtetit iu urua mirëseardhja në koshën e Civita-s nga famulltari i kishës, i cili ju drejtua Presidentit në arbërisht duke i thënë: “Kur ke hyrë në këtë kishë, ke hyrë në zemrën e besimit të arbëreshëve”. Historia e komunitetit është gdhedur në basolerievët e kësaj kishe, e cila është ndërtuar në vitin 1510.

Ndërsa Kryetari i bashkisë së Civita e vlerësoi Presidentin Begaj për këtë vizitë në Kalabri.
Vetë Kreu i Shtetit iu përgjigj duke u shprehur se thjesht kishte mbajtur një premtim të dhënë për këtë vizitë: “Ne si shqiptarë kemi një proverb të vjetër, që thotë se fjala e dhënë dhe fjala e mbajtur janë shumë të rëndësishme. Para disa kohësh bëra një vizitë të parë këtu në rajonin e Kalabrisë dhe të gjithë kryetarët e komunave donin që unë t’i vizitoja.Iu premtova që do të vija sërish, sepse në një vizitë është e pamundur t’i shohësh të gjitha komunat dhe bashkitë arbëreshe në Itali. Dhe sot jam shumë i lumtur që realizova këtë dëshirë të kryetarit të bashkisë dhe natyrisht për emocionet e përftuara sot nga bujaria e qytetarëve të Civitës, nga mikpritja, këngët e kënduara shqip dhe veshjet e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme për mua.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.