Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Presidenti Begaj takim me Admiralin Pierre Vandier: Rikonfirmojmë angazhimin e Shqipërisë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal

15:04 / July 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1752754527 bajrambegaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj, priti sot Komandantin e Komandës Supreme të Aleancës për Transformimin, Admiral Pierre Vandier. Kreu i Shtetit i përcolli Admiralit Vandier përgëzime për lidershipin, angazhimin, vizionin dhe profesionalizmin e treguar në drejtimin e Komandës së Aleancës për Transformimin.

Ky takim zhvillohet gati një muaj nga mbajtja e Samitit të NATO-s në Hagë, të cilin Presidenti i Republikës e vlerësoi historik për të ardhmen e Aleancës Veri-Atlantike dhe si një garanci të qartë se NATO do të jetë më e fortë, më e bashkuar dhe më kohezive.

Në përmbushje të vendimeve të Samitit të Hagës, Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar me rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe sigurisë deri në vitin 2035 dhe përkushtimin për t’i siguruar NATO-s kapacitetet e duhura.

Presidenti i Republikës vlerësoi kontributin e misioneve të NATO-s në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, duke theksuar rëndësinë e prezencës së tyre në rajon, pasi siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropën.

Në përfundim të takimit, Kreu i Shtetit ritheksoi misionin e rëndësishëm që ka kjo komandë për modernizimin, transformimin dhe përshtatjen e NATO-s për t’u përballur me kërcënimet e sotme dhe sfidat e të ardhmes.

bajram begaj Pierre Vandier
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama për raportet me Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, por metodat i kemi të ndryshme

18:14 / July 11, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE është objektiv i arritshëm, inteligjenca artificiale po përshpejton negociatat

17:54 / July 11, 2026

Rama: Kemi pasur sukses në negociatat me BE! Tre kapitujt e parë i mbyllim me 14 korrik

17:37 / July 11, 2026

Berisha: Protesta 41-ditore ka fituar mbështetje ndërkombëtare, së shpejti kallëzim i ri ndaj Ramës

14:08 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.