Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Presidenti Gjukanoviç në prag të dorëzimit të detyrës

22:22 / May 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Milo Gjukanovic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi Jakov Milatoviç bën betimin të shtunën. Ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri do të mbahet në parlamentin malazez në praninë e deputetëve dhe të ftuarve të shumtë nga rajoni dhe bota.

Në prag të dorëzimit të detyrës, presidenti në largim, Milo Gjukanoviç, mbajti të premten një konferencë për shtyp, duke bërë bilancin e rezultateve të vendit. Zoti Gjukanoviç vuri në dukje, se “Mali i Zi u kursye nga shkatërrimet dhe vdekjet gjatë fushatës së NATO-s në RFJ, një vend i restauruar në mënyrë paqësore dhe i njohur ndërkombëtarisht 17 vjet më parë, i njohur si faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon dhe anëtar i NATO-s që prej 6 vitesh”.

Gjukanoviç kritikoi punën e qeverive të Zdravko Krivokapiçit dhe të Dritan Abazoviçit .

“Këto qeveri destabilizuan thellësisht shtetin dhe shoqërinë, shkatërruan arritjet e vlefshme të zhvillimit ekonomik dhe institucional dhe vunë në pikëpyetje arritjen e qëllimit europian”, tha zoti Gjukanoviç.

Udhëheqësi shumëvjeçar malazez beson se qeveria e zgjedhur pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të marrë përgjegjësi dhe do të krijojë kushte për jetë normale politike në vend. Milo Gjukanoviç ka qenë shtatë herë kryeministër dhe dy herë president i Malit të Zi. Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, ai dha dorëheqjen edhe nga kreu i Partisë Demokratike të Socialistëve.

Përkatësisht, pas tre dekadash në pushtet, Partia Demokratike e Socialistëve humbi në zgjedhjet e vitit 2020 nga një shumicë e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus dhe pro-serb, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA.

Gjatë pushtetit të tij, zoti Gjukanoviç ndërtoi marrëdhënie të mira me vendet e rajonit, përveç me Serbinë ku me Beogradin zyrtar, por edhe me Kishën Ortodokse Serbe u përkeqësuan në vitin 2019 pas miratimit të Ligjit për Lirinë e Fesë.

Presidenti i zgjedhur Jakov Milatoviç bën betimin të shtunën, në ditën kur i skadon mandati paraardhësit të tij dhe ceremonia e inaugurimit të presidentit të Malit të Zi do të mbahet në Parlamentin e Malit të Zi.

gjukanovic Jakov Milatovic Presidenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.