Presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi nuk e ka pritur aspak mirë humbjen e klubit të tij ndaj Kukësit, teksa për mikrofonat e SuperSport pas ndeshjes, Bardhi i dha meritat verilindorëve duke u shprehur se e rezultati ishte i drejtë.
“Rezultati ishte i drejtë them unë, Kukësi luajti me kujdes dhe e meritoi fitoren. Futbollit është me raste mendoj që Kukësi luajti më mirë dhe rezultati është i drejtë.
Tani dua të analizojmë këtë gjë, kemi bërë një Dinamo fituese pavarësisht nga rezultatet të shikojmë në të ardhmen’’, u shpreh presidenti Bardhi.