Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier do të vizitojë Shqipërinë në datat 1 dhe 2 dhjetor. Në një intervistë me DW, në prag të udhëtimit, presidenti gjerman tha se synon që t’u japë vendeve sinjalin, se nëse bëhet progres, rruga drejt BE-së është më e qartë.
Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier nis të martën, një udhëtim katërditor në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. “Fokusi i udhëtimit është situata në rajon, efektet e luftës së agresionit rus në Ukrainë dhe mbështetja e vazhdueshme e Gjermanisë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian”, bëhet e ditur në një njoftim të presidencës gjermane.
Më 1 dhjetor Steinmeier vijon udhëtimin e tij drejt Shqipërisë, ku po ashtu pritet të takojë homologun e tij Bajram Begaj, dhe kryeministrin Edi Rama e ku gjithashtu do të mbajë një fjalim para parlamentit.
Në Tiranë është planifikuar edhe një vizitë në Muzeun e Sigurimit “Shtëpia e Gjetheve”, një diskutim se si të përballemi me të kaluarën komuniste dhe një bisedë me nxënës nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Berat, Presidenti do të njihet me projekte zhvillimore bashkëpunimi shqiptaro-gjermane.
