Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” foli për raportin e Komisionit të Venecias, i cili vinte në dukje se presidenti i vendit ka shkelur Kushtetutën. Spiropali deklaroi se vetë Meta e di se e ka shkelur Kushtetutën.
“Shkelja siç thuhet edhe Komisionin e Venecias është bërë për arsye politike. Ishte për të ndihmuar PD dhe LSI për të shkatërruar rendin ligjor. Meta mori kompetenca që as që i kishte. Është shumë e rëndë.
Patjetër ne do të vazhdojmë me Komisionin Hetimor për të dërguar deri në fund këtë proces ligjor. Ne nuk po bëjmë gjyq popullor, por një proces të duhur ligjor. Ne vazhdimisht provokohemi. Deklaratat e presidentit Meta dhe zëdhënësit janë jashtë çdo lloj normaliteti”, tha ajo.
Të fundit
“Presidenti i hodhi benzinë zjarrit”, Spiropali: Do vazhdojmë me procesin e shkarkimit të Metës
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment