Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

18:00 / July 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0000
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Këshillit Ekonomik dhe Social Evropian, Olver Ropke, ka përgëzuar Shqipërinë dhe vende të tjera aspirante për në Bashkimin Europian, se po bëjnë reforma me standard më të lartë edhe se disa shtete anëtare të unionit.

Në një intervistë për “EuNews.it“, Olver Ropke i sheh pozitivisht reformat në disa shtete aspirante.

“Ne po shohim përparim në disa vende, megjithëse mbetet shumë punë për t’u bërë”, thotë ai.

Ropke thekson se në Shqipëri dhe shtete të tjera po bëhen reforma me standard më të lartë edhe se disa vende që janë tashmë pjesë e BE-së.

“Në disa raste, standardet janë edhe më të larta se në vendet anëtare të BE-së. Nëse marrim lirinë e shtypit, për shembull, do të shohim se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë rezultate më të mira se Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Greqia, Hungaria, Italia, Malta dhe Rumania. Lidhur me reformën e gjyqësorit, vende si Shqipëria po bëjnë hapa gjigandë, megjithëse problemet vazhdojnë në fusha të tjera, të tilla si transparenca dhe antikorrupsioni”, deklaroi Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian.

Por ai shtoi se në vende të tjera, si në Gjeorgji, Serbi e Turqi nuk po bëhet përparimi i nevojshëm.

Ropke vuri gjithashtu në dukje se ka besim te puna e Presidentes së KE, Ursula Von der Leyen, dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, për të çuar përpara zgjerimin e unionit bazuar në meritë.

“Jam i kënaqur që kjo rrugë u përshpejtua për disa vende, veçanërisht për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Ukrainën”, shtoi Ropke, duke shpresuar se “nëse vendet përmbushin kërkesat, mund të mbyllen negociatat deri në vitin 2028”.

ekonomik europian keshillit Presidenti Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.