Pasi u prit nga Kryeministri Edi Rama, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaroi para gazetarëve në Tiranë se samiti i sotëm do të jetë një takim shumë i rëndësishëm dhe simbolik, pasi është hera e parë që mbajmë një samit në një prej vendeve të Ballkanit.
“Jam i bindur që e ardhmja do të jetë më e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së. Po punojmë fort që të kemi përparime. Sot për shembull do të nënshkruajmë marrëveshje për tarifat “roaming”. Tjetër element i rëndësishëm është mbështetja që duam t’i japim Ballkanit Perëndimor në raport me krizën energjetike nga agresioni rus në Ukrainë”, tha Michel.