Nga Pusteci, ku ka zhvillon takimin e radhës me elektoratin dhe po prezanton kandidatin për këtë Bashki, kreu i qeverisë ka folur edhe për deklaratën e bërë nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, i cili u shpreh se kishte kërkuar që Maqedonia e Veriut të ndahej nga Shqipëria lidhur me procesin e çeljes së negociatave, pasi situata jonë politike është e trazuar dhe mund të ndikojë.
Kryeministri Edi Rama tha se pati një komunikim me Presidentin atje dhe se ky i fundit e kishte sqaruar lidhur me deklaratën e bërë.
Lexo edhe :
[custom-related-posts]Rama tha se Stevo Pendarovski, në dallim nga Presidenti i vendit tonë, po lufton në përpjekje për të anëtarësuar popullin e tij në BE.
“Në fakt presidenti më shkruaji dhe u sqaruam lidhur me këtë deklaratë, por ka një dallim të rëndë, për të ardhur keq për ne, presidenti i Maqedonisë së Veriut është pjesë e përpjekjes së popullit të tij për të bindur vendet anëtare dhe Këshillin Evropian se duhen çelur negociatat, peridentit i Shqipërisë është pjesë e përpjekjes së kundërt, për të krijuar një dyshim që të kthehet në bindje tek ata që duhet t’i bindim, se Shqipëria nuk meriton çeljen e negociatave”, u shpreh Rama.
Ai nuk ka lënë jashtë akuzave as ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa tha Ilir Meta së bashku me të, janë koka e këtij plani.
“Një plan ku ai është koka, se bashku me Sali Berishën, ku Lulzimi dhe fallxhorja janë marionetat e tyre, na bën të na vijë zor e të ndihemi të gjithë të sëkëlldisur, është diçka që Shqipëria nuk ia ka borxh Ilir Metës.
Duhej të ishte avokat sot për meritën e çeljes, të mos merrej me filxhanin e fallxhores, por për të takuar homolog e për të udhëtuar, të ndalonte kafen turke në shpi deri më 30 qershor dhe të qetësonte fallxhoren”, tha ai.
“Dhe me qëllimin e doktorit që e ka mik të vjetër, t’i thoshte mbylle Lulin në shpi deri në 30 qershor, dhe ju e dini që ai e mbyll brenda.
Ca i kushtonte ta ndalonte kafen turke?!”, përfundoi Rama.
