Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur gjatë konferencës me gazeetarët edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës, për të cilin tha se është një proces “tipik si ai i Cosa Nostras.”
Po ashtu, Berisha ngriti dyshimet se kreu i qeverisë, Edi Rama ka zgjedhur “procedurat më mafioze të emrave të zarfeve sekrete” për të përzgjedhur emrin e ri të kreut të shtetit. Ndërkaq, ish kryedemokrati shkoi deri atje sa të veçonte një emër që sipas tij është i preferuari i socialistëve për postin e presidentes dhe ajo është Vali Bizhga.
“Procesi i presidentit. Javën e kaluar këtu folëm se kongresi i PS, ishte më i ngjashëm me një kongres të Cosa Nostras, procesi i zgjedhjes së presidentit, nga një proces dinjitoz është shndërruar gjatë javës në një proces tipik të Cosa Nostras. Edi Rama, për të zgjedhur presidentin e Republikës ka zgjedhur procedurat më mafioze. Të emrave të zarfeve sekret. Emri më i përfolur? Keni dëgjuar ndonjë emër? Sipas statistikave, dy të tretat e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës. Çfarë pret tjetër. Emri i saj nuk figuron në asnjë zarf. Kësaj i thonë zgjedhje. Prisni kur të vijnë emailet e shoqërisë civilë. Do tua them javës tjetër.”
Madje, sipas Berishës, Rama synon të shkojë vetë në Presidencë pasi të largohet nga drejtimi i qeverisë, por po dërgon atje një person që zëvendësohet lehtë deri sa të mbarojë mandatin e tij.