Një nga premimet e para nga presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatović, është që vendi do të përshpejtojë rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe të qëndrojë në linjën e saj politike ndaj Rusisë në lidhje me Ukrainën, si dhe të përpiqet për lidhje më të forta me Serbinë dhe fqinjët e tjerë ballkanikë.
“Një nga prioritetet kyçe të politikës së jashtme për Malin e Zi, si dhe për mua si president i ri i vendit, do të jetë përshpejtimi i anëtarësimit të vendit në BE, në mënyrë që, me shpresë, Mali i Zi të bëhet anëtari i ardhshëm i BE-së në të ardhmen gjatë mandatit tim”, tha Milatoviç në një intervistë për agjencinë Associated Press.
Gjatë intervistës, presidenti ka theksuar se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Malit të Zi janë përkeqësuar që prej se Gjukanoviç nxori vendin nga bashkimi me Serbinë në 2006 dhe më vonë e anëtarësoi atë në NATO në vitin 2017.
Për këtë arsye, Jakov Milatović tha se do të përmirësonte marrëdhëniet me Serbinë. Ndërsa sa i takon qëndrimit ndaj Rusisë, ai u shpreh se Mali i Zi është në koherencë të plotë me politikën e jashtme të BE-së.
