Deputeti Ervin Salianji ka folur sot nga qyteti i Korçës në lidhje me emrin për presidentin e ri të vendit. Gjatë një komunikimi me gazetarët ai tha se askush nuk e ka tagrin të flas në emër të grupit parlamentar, duke thënë se pritet të ketë diskutime për të dalë me një emër konkret.
“Është një diskutim i parakohshëm, kur të vijë një qëndrim në grupin parlamentar do të diskutohet, askush s’ka tagrin që të diskutojë në emër të grupit parlamentar, do të diskutohet edhe për qëndrimet që do të kemi për emrin e ri të presidentit.
Çdo emër i hedhur për konsum nuk i shërben interesave të opozitës në Shqipëri. Duhet që ti qëndrojmë parimeve.
PD në këtë rast nuk ka asnjë qëndrim pasi është qëndrim për të zhvendosur vëmendjen që ka bërë qeveria me rritjen e çmimeve, kur të kemi qëndrim për këtë do të bëhet publik zyrtarisht”, tha Salianji.