I veshur me uniformë ushtarake, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka folur sërish me popullin e Ukrainës këtë pasdite.
Në fjalimin e tij, ai e krahasoi luftimet si tingull të një perdeje të re të hekurt që po mbyll Rusinë nga bota e qytetëruar. Ai shton se është detyra e Ukrainës që kjo perde të mos bjerë në territorin e tyre.
Sipas tij, forcat ukrainase kanë mbrojtur me sukses rajonin lindor të Donbasit, si dhe kanë luftuar pranë Kharkiv.
Zelensky thotë se zona më problematike është në Kherson në jug të vendit, ku trupat ruse janë zhvendosur në veri nga Krimea e aneksuar.
