Presidenti i ri i Ukrainës dhe ish-komediani, Volodymyr Zelenskiy, i është përgjigjur presidentit të Rusisë, Vladimir Putini, ndaj ofertës që ky i fundit bëri për t’i ofruar çdo ukrainasi pasaportë ruse.
Populli
ukrainas i befasoi të gjithë duke votuar komedianin, Volodymyr Zelenskiy, si
President të tyre kundrejt politikanëve aktiv. Mesa duket ukrainasit kanë bërë
zgjedhjen e duhur, pasi presidenti Zelenskiy po reagon mirë kundrejt presioneve
ruse.
Kujtojmë se pak kohë më parë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se
ishte i gatshëm ti ofronte çdo ukrainasi që dëshironte pasaportën ruse. Nga ana
tjetër presidenti i ri i Ukrainës jo vetëm që ka refuzuar këtë ‘ofertë’ por ka
hedhur një sfidë ndaj Putinit duke thënë se çdo rus që dëshiron mund të paiset
me pasaportë ukrainase.
Ai edhe pse zyrtarisht emërohet në detyrë në qershor nuk ka ngurruar ti
përgjigjet Putinit.
“Ne e dimë shumë mirë çfarë na jep pasaporta ruse, të drejtën për tu arrestuar
për një protestë paqësore dhe të drejtën që të mos kesh zgjedhje të lira dhe
konkurruese” shkruan Zelenskiy në Facebook. Ai shtoi se në dallim nga Rusia “ne
ukrainasit e kemi lirinë e fjalës, lirinë e mediave dhe internet në vendin
tonë”.