Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë me homologun izraelit Benjamin Netanyahu për situatën në Rripin e Gazës. Macron theksoi gjatë bisedës me kryeministrin e Izraelit se lirimi i të gjithë pengjeve, përfshirë tre shtetas të vendit të tij, është prioriteti më i lartë i Francës.
Ai gjithashtu i shprehu Netanyahut “shqetësimin e tij të thellë” për numrin e madh të civilëve të vrarë në Rripin e Gazës dhe situatën emergjente humanitare në rajon. Netanyahu u informua edhe për bashkëpunimin mes Francës dhe Jordanisë në lidhje me transferimin e ndihmave humanitare në Gaza.
Po ashtu Macron i tha Netanyahut se Izraeli e ka detyrim të mbrojë civilët dhe theksoi nevojën për të punuar për një armëpushim të qëndrueshëm me ndihmën e të gjithë partnerëve rajonalë dhe ndërkombëtarë.