Kreu i shtetit Ilir Meta ka postuar në faqen e tij në Facebook vallen e Tropojës ku ka dhënë mesazhin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore brez pas brezi. Ai thotë se kjo valle e meriton të promovohet më shumë për tu bërë pjesë e UNESCO-s.
POSTIMI I METES
E ku ka më bukur se ta nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës dhe të tropojanëve fisnikë.
Shumë i lumtur të merrja pjesë dje në Koncertin recital “Me vallet më të bukura të Tropojës” të Mjeshtrit të Madh, koreografit Skënder Haklaj, ku askush nuk i rezistoi dot valleve e këngëve.
Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi.
Kcimi i Tropojës, kjo pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike, por dhe krenarinë e fisnikërinë e Alpeve tona, e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s.
