Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenti Meta: Është kriminale të bëhet sehir! Viktimat e Covid po trajtohen si statistikë dhe masat kufizuese s’po japin rezultat

18:46 / February 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, shprehet tejet i shqetësuar përsa i përket situatës aktuale lidhur me pandeminë e koronavirusit në vendin tonë.

Përmes një shënimi në facebook, Kreu i Shtetit thotë se viktimat po trajtohen thjesht si statistikë, ndërkohë që nuk ka asnjë plan konkret për stabilizimin e situatës.

Meta i bën thirrje qeverisë dhe MSH, që të marrin masa pasi deri më tani masat që janë marrë nuk po japin rezultat.

Postimi i Metës

Në kushtet kur situata pandemike po rëndohet ndjeshëm, është kriminale të bëhet sehir dhe rastet e shtuara të infektimeve e humbjet e jetëve të trajtohen si stastikë.

Vetëm sot janë regjistruar 18 viktima dhe sipas të raportimeve nga terreni, çdo 13 minuta një autoambulancë mbërrin në Spitalin Infektiv COVID-1.

Nuk ka asnjë plan konkret për vaksinimin e popullatës, asnjë kusht të përmirësuar në spitale, asnjë masë efektive për parandalimin e përhapjes së pandemisë në popullatë.

Situata po shkon drejt një katastrofe kombëtare, që duhet parandaluar pa humbur më kohë.

Çdo ditë, që kalon, do të thotë më shumë pasoja për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, mbrojtja e të cilëve duhet të jetë prioriteti ynë absolut.

Propagandë duke luajtur me jetët e shqiptarëve nuk mund të ketë dhe nuk do lejohet të ndodhë.

I bëj thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që sot, të reflektojnë dhe të kthejnë fokusin vetëm nga qytetarët.

Është emergjente ndryshimi rrënjësor i strategjisë antiCOVID pasi masat dhe kufizimet e marra derimë tani nuk po sjellin asnjë rezultat.

Nevojitet një strategji e re, gjithëpërshirëse dhe e ndërtuar mbi këshillat e specialistëve më të mirë epidemiologë, virologë e imunologë brenda dhe jashtë vendit.

Shpenzimet publike për vaksinimin, trajtimin, testimin dhe gjurmimin, për furnizimin me barna të qendrave spitalore dhe të shërbimit reanimator me pajisje jetëshpëtuese, janë tani më të rëndësishme se kurrë.

Për këtë arsye, politika fiskale duhet të jetë mbështetëse dhe fleksible derisa të sigurohet një dalje e sigurtë dhe e qëndrueshme nga kriza.

Përsëris apelin, drejtuar çdo shqiptari, për të mos e ulur vigjilencën dhe vijuar zbatimin me rigorozitet të rregullave antiCOVID.

Ilir Meta tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.