Para pak minutash, Presidenti i Republikës, Ilir Meta njoftoi se do të mbajë një konferencë për mediat në orën 18:00. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i shtetit theksoi se është i hapur për çdo pyetje që do t’i vijë gazetarët.
“Të dashur miq! Në ora 18:00, ju lutem më ndiqni live, sipas mundësive, në një konferencë për mediat. I hapur për çdo pyetje!”, ka shkruar Meta.
Presidenti i vendit njofton këtë konferencë menjëherë pas Kongresit të PS-së që u mbajt ditën e sotme.