Gjatë qëndrimit në Kalabri, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar një tjetër fshat arbëresh në këtë zonë. Kreu i shtetit ka shpërndarë një foto nga Pallagorio, fshatin e kambanave siç e quan ai në të cilin kumbojnë në arbërisht. Krahas postimit, presidenti shkruan edhe disa vargje të një kënge arbëreshe.
Postimi i Metës:
![]()
![]()
Në Pallagorio, fshatin e këmbanave që kumbojnë në arbërisht dhe që vështrimin e ka gjithmonë nga Mëmëdheu, Shqipëria.
“Kumbor’e sheite
Këndò për ghith jetën
Lavdat’e Shën Mërisë
E lark e lark nka ajò an’e detit
Me ghuhen’e tonë të bukurë
Falna Arbërinë
Thuaji
Se Puherizve i ka hjè t’e duan
Si drita e sivet
Atë mëmë të vietrë”
