Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka nisur sot vizitën e tij zyrtare në Sofje, ku do të takohet me homologun e tij bullgar, Rumen Radev.
Po ashtu, mësohet se gjatë vizitës së tij në Bullgari, kreu i shtetit shqiptar do të zhvillojë takime edhe me autoritetet më të larta shtetërore atje.
Postimi i Presidentit Ilir Meta:
I lumtur të mbërrij në Sofje, këtë qytet të mrekullueshëm, me të cilin na lidhin ura të panumërta të historisë, miqësisë dhe bashkëpunimit, për të filluar vizitën time zyrtare, me ftesë të Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev.
