Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Presidenti “shkarkon” Kushtetuesen, ktheu ligjin anti-korrupsion

21:19 / October 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukraine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ukraina përballet me një krizë të re politike, shkruajnë mediet vendase. Presidenti Volodimir Zeleski po shqyrton shpërndarjen e Gjykatës Kushtetuese, pas vendimit të kësaj të fundit për për të ngrirë reformat anti-korrupsion që janë ndërmarrë.

Ky veprim i Presidentit erdhi pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të anulojë pjesët kryesore të legjislacionit anti-korrupsion që Ukraina miratoi më herët nën kërkesat e vazhdueshme të Perëndimit.

Gjykata e cilësoi antikushtetues aksesin publik në deklaratat elektronike të të ardhurave të zyrtarëve, dhe gjithashtu ndaloi dënimin kur një zyrtar jep informacion të rremë për të ardhurat.

Në vendimin e tyre, që u botua të Mërkurën, gjykatësit vendosën gjithashtu që t’i heqin Agjencisë Kombëtare të Parandalimit të Korrupsionit shumicën e kompetencave të saj kryesore.

Zelenski, një ish-komedian pa përvojë paraprake politike, u zgjodh në post, në prill të 2019-ës, me premtimin për të çrrënjosur korrupsionin endemik në vend. Ai kritikoi ashpër vendimin e gjykatës, duke paralajmëruar se mund t’i kushtonte vendit mbështetjen perëndimore.


Presidenti i ka kërkuar parlamentit ta deklarojë të pavlefshëm vendimin e gjykatës, gjë që sipas analistëve vendas e çon Ukrainën në një terren të panjohur ligjor, pasi as presidenti dhe as ligjvënësit nuk kanë fuqi të heqin anëtarët e gjykatës. Tre vjet më parë, më 30 tetor 2017, Ukraina i dha goditjen e parë serioze korrupsionit. Atëherë u vendos procesi i deklarimit të parë elektronik të pasurisë. Mijëra zyrtarë kryen një inventar të të gjithë pasurisë së tyre, duke përfshirë edhe pasurinë e të afërmve të tyre.

Ukrainasit u tronditën me zbulimet: qindra miliona dollarë, pasuri të patundshme luksoze, toka, veshje të shtrenjta, makina dhe ora, koleksione pikturash… Të gjithë, natyrisht, e dinin se biznesi më fitimprurës në vend ishte pushteti politk, por mediet vendase shkruajnë se publiku u trondit nga shkalla e korrupsionit.

ligjin Presidenti ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtrenjtohet nafta në bursa/ Rritet me 4 përqind, arrin në 94 dollarë për fuçi

15:07 / July 22, 2026

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet e energjisë, nafta arrin nivelin më të lartë në gjashtë javë

12:17 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.