Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier, gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë, tha ndër të tjera se është mbreslënëse të shohësh se me sa këmbëngulje Shqipëria vijon të përpiqet për antarësimin në Bashkimin Europian.
Për të Shqipëria është jo vetëm aktor i njohur tashmë, por mbrojtës i rendit botëror të bazuar në rregulla. Edhe pse integrimi në BE nuk është finalizuar, presidenti Steinmeier pohoi se Shqipëria ka treguar demokraci të pjekur në arenën ndërkombëtare.
“Zonja dhe zotërinj ju falënderoj për durimin tuaj në rrugën drejt Europës dhe ju lutem të vazhdoni në këtë rrugë me këmbëngulje dhe durim të mëtejshëm derisa ky rrugëtim të përmbyllet në mënyrë të suksesshme me pranimin në Bashkimin Europian”.