Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar një video nga rrugët e Kievit, pas lajmeve në mediet ruse se ai ishte larguar nga kryeqyteti.
“Ne jemi të gjithë këtu”, tha ai, i rrethuar nga këshilltarët kryesorë dhe kryeministri i tij. “Po mbrojmë pavarësinë tonë, shtetin tonë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, shkroi Zelensky.
