Sot në Kuvendin e Shqipërisë në orën 13:00, do të flasë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka postuar në rrjetin e saj social Facebook, një video emocionuese në mbështetje të Ukrainës.
Në klipin e publikuar, përfshihen nga takimi i ministres Spiropali me Zelensky-n në 2021 e deri tek marshimet në Shqipëri në mbështetje të Ukrainës.
Postimi i ministres Elisa Spiropali:
Tribut – Sot në 13:00 fjala e Presidentit Zelensky në Kuvendine Shqipërisë. #WeStandWithUkraine
Prej fillimit të luftës në 24 shkurt, Presidenti Zelensky ka mbajtur fjalime në Parlamentet e shumë shteteve ku kërkon mbështetje të plotë ndaj Ukrainës.
Kujtojmë që Shqipëria dhe SHBA janë bashkëpenëmbajtëse të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit në OKB ku propozuan një rezolutë për dënimin e akteve të Rusisë.
Në fillim të muajit mars, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, u miratua me 141 vota pro e 5 kundër, rezoluta që i kërkon Rusisë të tërheqë trupat e saj nga Ukraina. Sigurisht në mbështetje të Ukrainës, edhe Shqipëria votoi pro kësaj rezolute.