Presidenti ukrainas Zelensky, do të vijë në Shqipëri për herë të parë, ku në rrjete sociale ka falënderuar dhe vlerësuar mbështetjen e Shqipërisë ndaj vendit të tij. Ndërkohë që një ditë më pas, së bashku me kryeministrin Edi Rama do të drejtojnë Samitin e rëndësishëm.
Pjesë e Samitit do të jetë edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe komisioneri për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varheliy, si dhe liderë nga vende të ndryshme. Pak ditë më parë, në hapjen e ekspozitës “Ukraina, një krim lufte”, kryeministri Rama tha se fakti që presidenti Zelensky është bashkëorganizator i Samitit Ukrainë-Europa Juglindore, i cili ka një rëndësi të veçantë.
Gjatë dy viteve si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria ka mbajtur një pozicion të qartë në mbështetje të sovranitetit territorial të Ukrainës, duke dënuar agresionin rus.
Më datë 29 Shkurt, po në Tiranë do të zhvillohet Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës. Në këtë takim të rëndësishëm pritet të marrin pjesë krerë shtetesh dhe të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
