Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Presidentja e KE letër Albin Kurtit: Të mbahet sa më shpejt dialogu Kosovë-Serbi

17:50 / June 27, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gfrer 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka thënë se mirëpret zotimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për t’u angazhuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimin Evropian në Bruksel.

Zyra për Komunikim e Qeverisë së Kosovës, ka thënë të dielën se Kurti ka pranuar një letër nga shefja e bllokut evropian, në të cilën ajo e ka konsideruar thelbësore mbajtjen e takimit të ardhshëm për dialogun sa më shpejt që është e mundur.

Raundi i fundit i dialogut është mbajtur më 15 qershor të këtij viti.

Ky njëherësh ka qenë takimi i parë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut.

Në fund të takimit, zyrtarët kanë bërë të ditur se nuk janë marrë vesh për asnjërën nga temat e ngritura.

Raundi i ri i dialogut pritet të mbahet në muajin korrik.

Më tutje ne letër, von der Leyen është cituar të ketë thënë se perspektiva kredibile e Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet për Komisionin.

“Ne dëshirojmë që ta shohim avancimin më të shpejtë të Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe do të vazhdojmë ta mbështesim progresin e arritur në reformat që i kërkon kjo”, ka shkruar ajo.

Më tej, shefja e bllokut evropian është cituar të ketë thënë se, “duke e njohur rëndësinë që e ka për qytetarët e Kosovës, ne do të vazhdojmë të avokojmë për një vendim pozitiv të BE-së për liberalizimin e vizave”.

Franca është një ndër shtetet më skeptike sa i takon heqjes së regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

Pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, më 23 qeshor, kryeministri Albin Kurti ka thënë se përfaqësuesit e këtij shteti nuk kanë ndërruar qëndrim sa i takon liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Unë jam i bindur që ata e kanë marrë mesazhin tonë, mirëpo nuk ka zotim nga ana e tyre që do të ketë heqje të regjimit të vizave”, ka deklaruar kryeministri Kurti për televizionin publik të Kosovës po atë ditë.

Mes tjerash, kryeministri Kurti ka thënë se duhet punuar me Holandën dhe shtetet e tjera që janë skeptike për këtë proces.

Kosovës i është premtuar liberalizimi i vizave që nga viti 2011.

Tre vjet më parë, Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Liberalizimi është votuar edhe në Parlamentin Evropian, porse vendimi final ka mbetur te Këshilli i Ministrave të BE-së.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Shengen.

/REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosovë, afati i fundit për presidentin/ Nuk ka dakordësi mes partive, ligji për “Specialen” mbetet peng

11:11 / October 6, 2026

Përshkallëzohet protesta në Prishtinë, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës! Ka persona të lënduar

22:21 / October 5, 2026

Pas sulmeve nga Huthit, Pakistani, Arabia Saudite dhe Turqia bien dakort të vendosin trupa ushtarake në Mbretëri

21:39 / October 5, 2026

Sanchez shpall zgjedhjet e parakohshme në Spanjë

15:44 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.