Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut rindez tensionet me Greqinë. Reagon Ursula Von Der Leyen

19:01 / May 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ursula von der leyen
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gordana Silianovska Davkova bëri këtë të dielë betimin si Presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e para grua në këtë detyrë të rëndësishme.

Në fjalën e saj pas ceremonisë së inagurimit, ashtu siç edhe kishte premtuar gjatë fushatës, ajo tha se do të jetë presidente e të gjithëve.

“Do të jem presidente edhe në anën e majtë edhe në anën e djathtë. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, nuk do të bëj dallim mes tyre, as në bazë etnike, as fetare, as gjinore, e as në çfarëdo dallimi tjetër”, tha presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova.

Gratë dhe roli i tyre në shoqëri ishin gjithashtu në fokus të fjalës së saj të parë si presidente e Maqedonisë së Veriut.

Por cfarë ra në sy, dhe u bë shkak për nisjen e një krize të re në politikën e jashtme, ishte mosshqiptimi sakte i emrit të vendit, siç shkruhet në Kushtetutë. Stiljanova tha gjatë gjithë fjalimit të saj ‘Maqedoni’ në vend të ‘Maqedoni e Veriut’.

Kjo bëri që ambasadorja greke në shkup sofia Philippido, të largohej nga salla në shenjë proteste, me direktiva nga Ministria greke e Punëve të Jashtme e cila nuk vonoi të reagonte.

“Ky akt shkel në mënyrë flagrante Marrëveshjen e Prespës si dhe Kushtetutën e shtetit fqinj, e cila është harmonizuar me detyrimet e tij ndërkombëtare. Qeveria greke, megjithë kundërshtimet e respektoi marrëveshjen si një traktat ndërkombëtar të ratifikuar që ka përparësi ndaj çdo dispozite tjetër të ligjit.”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Gjithashtu presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen kërkoi respektimin e marrëveshjes.

“Që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme për anëtarësimin në BE, është thelbësore që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave dhe respektimin e plotë të marrëveshjeve të saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës.”, tha Ursula Von Der Leyen.

Maqedonia e veriut bëri ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimin e emrin sipas marrëveshjes së Prespës për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Greqinë disa vite më parë ndërsa partia e sapo ardhur në pushtet VMRO DPMNE ka qenë kundër saj.

Gordana Silianovska Davkova maqedoni e veriut Ursula Von der Leyen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.