Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidentja Osmani akuzon Serbinë se po rrezikon paqen në rajon

22:58 / November 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vjosa osmani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke komentuar sulmin, plagosjen dhe kidnapimin e qytetarit serb nga xhandarmeria serbe në territorin e Kosovës, ka thënë se ky është jo vetëm provokim por edhe sulm që rrezikon paqen dhe stabilitetin jo vetëm në zonë tonë kufitare, por edhe në gjithë rajonin.

Osmani në konferencën për media, tha se deri në këto momente është angazhuar që të marrin mbështetjen e plotë dhe që të gjithë janë të angazhuar.

“Meqenëse as policia dhe as KFOR nuk kanë qen aty në momentin që ka ndodhur incidenti, të vetmet informatave q ëi kemi deri tani janë rezultatet e hetimeve që dalin nga deklaratat e dëshmitarëve dhe familjarëve të të plagosurit.

Të gjitha masat janë duke u ndërmarrë nga institucionet e Kosovës për të rikonfirmuar edhe çfarë ka ndodhur saktësisht, pra gjendjen shëndetësore të qytetarit të Republikës së Kosovës, por nga informatat që i kemi nga dëshmitarët dhe familjarët, është se ai është plagosur me qëllim që të vritet dhe pastaj është tërhequr duke u kindapuar dhe ky është jo vetëm provokim por edhe sulm që rrezikon paqen dhe stabilitetin jo vetëm në zonë tonë kufitare, por edhe në të njëjtën kohë në gjithë rajonin tonë. 

Mirëpo që mos t’i ndërprej institucionet tona derisa janë duke hetuar saktësisht lokacioni, unë do ta lë që rezultatet e këtyre hetimeve që po bëhen edhe me mbështetjen e aleatëve tanë, përfundimisht të publikohen nga Policia e Kosovës, por dyshimi është se ka pas shkelje të sovranitetit por edhe sulm ndaj një qytetari të Kosovës me qëllim që ai të vritet dhe pastaj është kindapuar”, tha ajo.

Sipas saj, institucioneve tona i duhet edhe shumë pak kohë para se të dal raporti i plotë. Një person mashkull me inicialet M.V., për të cilin Policia e Kosovës njoftoi më 3 nëntor se kishte marrë informacione se ishte plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria e Serbisë në territorin e Leposaviqit, thuhet se punonte në Byronë Kosovare të Sigurimit në vendkalimin kufitar Jarinje, në veri të Kosovës./Kosovapress

akuzon osmani paqen Rajon serbine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.